Bayerni shkatërron Leipzigun, fiton 6-1 dhe ngjitet në krye të Bundesligës

Bayerni shkatërron Leipzigun, fiton 6-1 dhe ngjitet në krye të Bundesligës

Sport October 17, 2026 - 21:25

Bayern Munichu dhuroi një paraqitje spektakolare, duke e mposhtur RB Leipzigun me rezultat 6-1 në ndeshjen e javës së gjashtë të Bundesligës.

Luis Díaz ishte ylli i mbrëmjes, duke realizuar tre gola në minutat 12, 47 dhe 69, ndërsa kontribuoi edhe me një asistim. Aleksandar Pavlovië në minutën e 26-të, Michael Olise në të 34-tën dhe Harry Kane në minutën e 53-të shënuan golat e tjerë për bavarezët.

Leipzigu arriti të shënojë vetëm golin e nderit në minutën e 91-të, me autor Andrija Maksimoviëin.

Fitorja erdhi pas dy barazimeve radhazi të Bayernit, ndaj Augsburgut në kampionat dhe Vikingut në Ligën e Kampionëve.

Me këtë triumf, skuadra e Vincent Kompanyt u ngjit përkohësisht në krye të Bundesligës me 14 pikë, duke lënë pas Borussia Dortmundin falë golaverazhit.

Bayerni tashmë e pret me besim sfidën e radhës në Ligën e Kampionëve kundër Arsenalit. /Zëri