Shakhtari zhvendoset në Stamford Bridge, Chelsea ia huazon stadiumin për Ligën e Kampionëve

Shakhtari zhvendoset në Stamford Bridge, Chelsea ia huazon stadiumin për Ligën e Kampionëve

Sport October 14, 2026 - 20:51

Shakhtar Donetsk do ta ketë Stamford Bridge si shtëpi të përkohshme për ndeshjet evropiane, pasi ka arritur marrëveshje me Chelsean për shfrytëzimin e stadiumit londinez.

Vendimi vjen pasi klubi anglez nuk arriti të kualifikohej në garat evropiane për sezonin 2026/27, duke i krijuar mundësinë Shakhtarit që të luajë në një prej stadiumeve më të njohura të futbollit anglez.

Për skuadrën ukrainase, kjo është një tjetër zhvendosje e detyruar në garat evropiane.

Për shkak të luftës dhe rreziqeve të sigurisë në Ukrainë, Shakhtari nuk mund të luajë në stadiumin e tij, Donbas Arena, në Donetsk, që nga viti 2014.

Gjatë kësaj periudhe, klubi ka qenë i detyruar t’i zhvillojë ndeshjet ndërkombëtare në stadiume të ndryshme jashtë vendit, përfshirë Poloninë, Gjermaninë dhe Slloveninë.

Drejtuesit e Shakhtarit e kanë konsideruar Londrën një zgjedhje të përshtatshme, edhe për shkak të komunitetit të madh ukrainas që jeton në Mbretërinë e Bashkuar.

Stamford Bridge do të jetë kështu skena e ndeshjeve të Shakhtarit në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve, ndërsa klubi shpreson që atmosfera e stadiumit historik t’i ndihmojë lojtarët e tij të rinj në garën më të rëndësishme evropiane për klube.

Për Chelsean, ndërkohë, marrëveshja përfaqëson një mundësi që stadiumi i tij të vazhdojë të presë futboll të nivelit të lartë evropian, pavarësisht mungesës së skuadrës londineze në garat kontinentale këtë sezon. /Zëri