Sot Kosova - Austria, Dardanet synojnë fitore

Sot Kosova - Austria, Dardanet synojnë fitore

Sport October 09, 2026 - 10:15

Kombëtarja e Kosovës në futboll (Femrat), sot përballet me Austrinë në një ndeshje të rëndësishme, në kuadër të fazës së play-offit për kualifikimet e Botërorit 2027.

Përballja ndërmjet Kosovës dhe Austrisë zhvillohet nga ora 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Përkrahja e tifozëve pritet të jetë një motiv shtesë për futbollistet kosovare në këtë sfidë, ku synimi është të shfrytëzohet përparësia e terrenit vendas për të arritur një rezultat sa më të mirë.

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se hyrja në stadium do të jetë falas, duke u dhënë mundësi të gjithë tifozëve që të jenë pranë përfaqësueses dhe ta mbështesin atë nga afër.

“Bashkë për Kosovën, bashkë për ëndrrën e madhe!”, është mesazhi për tifozët para kësaj përballjeje të rëndësishme.