Topi i Artë bëhet "i kaltër"? "E meritojnë Mbappé, Dembélé dhe Olise”
Aurélien Tchouaméni e ka bërë zgjedhjet e tij për garën e këtij viti për Topin e Artë, duke përmendur tre bashkëkombësit e tij: Kylian Mbappé, Ousmane Dembélé dhe Michael Olise.
Mesfushori i Real Madridit, në një intervistë për "France 24", u pyet se kujt do t’ia jepte votën nëse do të kishte të drejtë të votonte.
“Ka shumë lojtarë që e meritojnë. Sigurisht, Mbappé ka zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm dhe mendoj se e meriton. Është edhe Dembélé, i cili ka bërë gjëra të pabesueshme me Paris Saint-Germainin, duke fituar sërish Ligën e Kampionëve. Pastaj është edhe Olise”, deklaroi Tchouaméni.
Tchouaméni foli edhe për situatën e tij me kombëtaren franceze, pasi nuk u përfshi në grumbullimin e fundit nga trajneri Zinedine Zidane.
“Jam 26 vjeç dhe mendoj se është mosha kur lojtarët fillojnë ta kuptojnë gjithnjë e më mirë lojën. Kemi një trajner të ri që po bën një punë shumë të mirë. Nëse luaj mirë me Real Madridin, e di se do të rikthehem në kombëtare”, u shpreh ai.
Ceremonia e Topit të Artë do të zhvillohet më 26 tetor në Londër, ndërsa gara pritet të jetë e fortë mes disa prej yjeve më të mëdhenj të futbollit botëror. /Zëri