Messi, dhimbje për babanë: “Më mungove mbrëmë, nuk e di si do të vazhdoj pa ty”

Messi, dhimbje për babanë: “Më mungove mbrëmë, nuk e di si do të vazhdoj pa ty”

Sport October 07, 2026 - 23:17

Lionel Messi ka përjetuar një nga momentet më të vështira të jetës së tij pas ndarjes nga jeta të babait, Jorge Messi.

Ylli argjentinas e ka kujtuar edhe mbrëmë babain e tij, pas ndeshjes lamtumirëse me Argjentinën.

"Nuk ia ke idenë se sa shumë më ke munguar mbrëmë", shkroi tetë herë fituesi i Topit të Artë në rrjetet sociale.

Ylli i Inter Miamit paraprakisht ia kishte kushtuar një mesazh prekës babait të ndjerë, duke e rrëfyer dhimbjen dhe boshllëkun që ka lënë pas humbja e tij. 

“Babi, ende nuk arrij ta besoj që nuk je më. E kam shumë të vështirë të imagjinoj se nuk do të të shoh më dhe se nuk do të flasim më. E di që po vuaje dhe se kjo ishte gjëja më e mirë për ty, por ike shumë herët. Nuk e di çfarë do të bëj pa ty, nuk e di si do të vazhdoj”, ka shkruar Messi.

Kapiteni i Argjentinës ka treguar se babai i tij ka qenë pranë tij që nga fillimet e karrierës dhe se mungesa e tij është ndier veçanërisht pas ndeshjeve.

“Pas çdo ndeshjeje prisja me padurim mesazhin tënd dhe më mungoje. Atëherë kuptova se situata ishte vërtet serioze. Pavarësisht gjithçkaje, vazhdoja të mendoja të shkoja sa më larg, që të të jepja kohë dhe të të bëja të shihje një ndeshje. Arritëm në finale dhe ti nuk munde të ishe aty”, rrëfeu Messi. 

Në fund, Messi i dha lamtumirën babait me fjalët: “Pusho në paqe dhe kujdesu për ne nga lart, ashtu siç bëje këtu. Faleminderit për gjithçka. Të dua, babi.” /Zëri