Shtatë medalje për Kosovën në Kampionatin Ballkanik të Mundjes
Sport
October 05, 2026 - 15:51
Mundësit kosovarë kanë shënuar rezultate të mira në Kampionatin Ballkanik të Mundjes, i cili u zhvillua në Koprivnicë të Kroacisë.
Përfaqësuesit e Kosovës arritën të fitojnë gjithsej shtatë medalje në kategoritë U20, U17 dhe U15, duke u renditur mes sportistëve të dalluar të garës.
Sipas njoftimit të KOK-ut, në kategorinë U20 femra, medalje të argjendta fituan Lonisa Reka, Dorentina Nezaj dhe Lorena Duraj.
Ndërkaq në kategorinë U17, Harun Shipkovica u stolis me medalje të argjendtë, ndërsa Flutura Zeneli fitoi medalje të bronztë.
Në kategorinë U15 medalje të bronzta fituan Adis Berisha dhe Jahja Shipkovica.