Mbyllet pjesa e parë pa gola mes Kosovës dhe Austrisë
Sport
October 04, 2026 - 18:50
Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e përballjes mes Kosovës dhe Austrisë në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Pas 45 minutave lojë, rezultati mbetet 0:0.
Të dyja skuadrat patën rastet e tyre për të shënuar, ndërsa “Dardanët” e nisën më mirë takimin dhe kërkuan golin që në minutat e para.
Gjithçka mbetet e hapur në pjesën e dytë, me Kosovën që do të kërkojë golin dhe fitoren para tifozëve të saj.