Lajm i keq për Kosovën, Vedat Muriqi mungon ndaj Izraelit
Sport
October 01, 2026 - 19:42
Kombëtarja e Kosovës do të jetë pa sulmuesin Vedat Muriqi ndaj Izraelit.
Ylli prizrenas ka pësuar një lëndim të lehtë muskulor dhe si pasojë nuk do të jetë në gjendje të luajë të mërkurën.
Muriqi u lëndua dje në stërvitje, ndërsa para ndeshjes mori pjesë në stërvitje me ekipin por që ndjeu dhimbje dhe Franco Foda ka vendosur të mos e rrezikojë.
Kësisoj, dyshja Albion Rrahmani dhe Fisnik Asllani pritet të rikthehen në formacionin bazë, në sistemin 3-5-2.
Përndryshe, ende është e paqartë nëse Muriqi do të arrijë të rikuperohet në kohë për përballjen e të dielës ndaj Austrisë në Prishtinë. /telegrafi