Peja triumfon ndaj Trepçës në “Minatori”
Sport
September 26, 2026 - 21:51
Peja e ka mposhtur Trepçën në “Minatori” në kryederbin e kësa fundjavë në elitën e basketbollit kosovar.
Pejanët triumfuan me rezultat 81-87, në një përballje interesante dhe të luftuar deri në fund.
Te Peja shkëlqeu Robert Smith, i cili realizoi 24 pikë, duke qenë veçanërisht efikas nga distanca me pesë treshe.
Paraqitje të mirë pati edhe Trevor Moore, që kontribuoi me 21 pikë, po ashtu duke realizuar pesë gjuajtje për tri pikë.
Në radhët e Trepçës, më efikasi ishte Drilon Hajrizi, me 17 pikë.