A ndikoi mbështetja e Xhakës për krerët e UÇK-së në largimin e tij, flet drejtori i Zvicrës

A ndikoi mbështetja e Xhakës për krerët e UÇK-së në largimin e tij, flet drejtori i Zvicrës

Sport September 22, 2026 - 10:53

Granit Xhaka është larguar nga grumbullimi i Kombëtares së Zvicrës pas pranimit se kishte përdorur një certifikatë të falsifikuar vaksinimi kundër COVID-19, ndërsa drejtori i përfaqësueses helvetike, Pierluigi Tami, ka folur për këtë çështje dhe për qëndrimet e fundit të kapitenit shqiptar.

Tami ka bërë të qartë se rasti i Xhakës është një çështje private dhe se Federata Zvicerane e Futbollit nuk ka pasur rol në të. Ai theksoi gjithashtu se federata nuk kishte lëshuar ndonjë direktivë lidhur me vaksinimin.

“Gjithçka ndodhi shumë shpejt; ai mori vendimin për t’u bërë publik po aq shpejt. Nuk ishte e lehtë për të të ndërmerrte këtë hap”.

Drejtori i Zvicrës u pyet edhe për mbështetjen që Xhaka i kishte dhënë katërshes së UÇK-së, të dënuar së fundmi nga Gjykata Speciale në Hagë.

Edhe për këtë çështje, Tami u shpreh se bëhet fjalë për një qëndrim personal të futbollistit dhe se nuk lidhet me Kombëtaren e Zvicrës.

“Mbështetja e tij për presidentin e dënuar të Kosovës është gjithashtu një çështje private”, u shpreh Tami. /telegrafi

“Kjo ishte një çështje private. Shoqata Zvicerane e Futbollit (SFV) nuk lëshoi asnjë direktivë vaksinimi. Ekipi kombëtar nuk ka të bëjë fare me këtë”, deklaroi Tami.