Mbrëmje makthi për Ronaldon, humb 4-0 dhe një veprim i tij habit të gjithë
Cristiano Ronaldo përjetoi një nga mbrëmjet më të vështira të kohëve të fundit, teksa Al Nassr u mposht me rezultatin e thellë 4-0 nga Al Ain në udhëtim.
Al Nassr e nisi në mënyrën më të keqe të mundshme fazën e Ligës së Kampionëve të Azisë, duke u mposhtur thellë në Abu Dhabi nga Al Ain.
Skuadra vendase e kontrolloi takimin dhe e zhbllokoi rezultatin në minutën e 25-të, ndërsa pjesa e dytë rezultoi fatale për ekipin e Cristiano Ronaldos.
Al Ain realizoi edhe tri gola të tjerë, duke e mbyllur sfidën me një fitore bindëse 4-0.
Për Ronaldon, mbrëmja ishte edhe më zhgënjyese për shkak të disa momenteve që u bënë virale në rrjetet sociale.
Portugezi u shfaq i frustruar dhe i irrituar në disa raste, ndërsa një prej episodeve më të komentuar ishte përplasja e tij me një futbollist të Al Ain.
Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, Ronaldo shihet duke kryer një veprim të ashpër ndaj kundërshtarit, në një moment që ka tërhequr vëmendje të madhe, edhe pse lojtari i Al Ain nuk dukej se e kishte provokuar portugezin.
Tensioni ishte vërejtur edhe para fillimit të ndeshjes. Tifozët e Al Ain nisën të brohorisnin emrin e Lionel Messit, rivalit të përhershëm të Ronaldos, ndërsa 41-vjeçari reagoi me duartrokitje ironike.
Në fund, nata u mbyll në mënyrën më të keqe për Ronaldon dhe Al Nassr, të cilët pësuan një humbje të rëndë 4-0 në ndeshjen e parë të tyre në Ligën e Kampionëve të Azisë. /telegrafi
ë RONALDO WHY? ë
— Football on Predict (@FConPredict) September 15, 2026
Cristiano Ronaldo throws an Al Ain player to the ground for Al-Nassr ë pic.twitter.com/lqyIrb2EMW