Jonathan David kalon te Atletico Madrid

Jonathan David kalon te Atletico Madrid

Sport September 01, 2026 - 22:47

Atletico Madrid e ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit Jonathan David nga Juventus, në formë huazimi deri në fund të sezonit.

Sulmuesi kanadez do t'i bashkohet skuadrës së Diego Simeone, e cila ka arritur marrëveshje me Juventus në ditët e fundit të afatit kalimtar.

Marrëveshja përfshin edhe mundësinë që Atletico Madrid ta blejë përfundimisht David. Sipas raportimeve, klubi spanjoll do të ketë mundësi ta aktivizojë opsionin e blerjes për njëzet e pesë milionë euro.

David iu bashkua Juventusit pas një periudhe shumë të suksesshme te Lille, por nuk arriti të tregojë të njëjtën formë në sezonin e tij të parë në Serie A.

Me Juventus, ai shënoi tetë gola, prej tyre dy në Champions League, dhe regjistroi pesë asistime.

Transferimi i tij i jep trajnerit argjentinas një tjetër alternativë në sulm. Atletico tashmë ka në dispozicion edhe Julian Alvarez dhe Ademola Lookman, ndërsa Alexander Sorloth vazhdon të jetë jashtë për shkak të lëndimi.