Drita merr tri pikë të rëndësishme ndaj Vushtrrisë

Drita merr tri pikë të rëndësishme ndaj Vushtrrisë

Sport August 30, 2026 - 18:57

Drita ka marrë tri pikë të rëndësishme në kampionatin e Kosovës, duke e mposhtur Vushtrrinë me rezultat 0-1, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin në Hajvali, ku skuadra gjilanase ishte mysafire.

Përballja u karakterizua edhe nga atmosfera e krijuar në tribuna, pasi në Hajvali ishin të pranishme të dy tifozeritë, Forca e Vushtrrisë dhe Intelektualët e Dritës.Në aspektin sportiv, ndeshja ishte e luftuar dhe me pak raste të pastra shënimi. Drita arriti të gjejë golin e fitores në minutën e 77-të.

Pas një aksioni të skuadrës gjilanase, Arb Manaj u tregua i saktë me kokë, duke e dërguar topin në rrjetë për rezultatin 0-1.

Vushtrria tentoi të reagonte në minutat e mbetura, por Drita u mbrojt mirë dhe e ruajti epërsinë deri në vërshëllimën e fundit.Me këtë fitore, Drita shkon në kuotën e gjashtë pikëve nga dy ndeshje, pasi ndeshja e saj ndaj Prishtinës është shtyrë.

Në anën tjetër, situata është e vështirë për Vushtrrinë, e cila pas tri xhirove ka pësuar tri humbje dhe mbetet pa pikë në tabelë.