Man City nis bisedimet për zëvendësuesin e Rodrit, Guardiola e quajti lojtar të jashtëzakonshëm

Man City nis bisedimet për zëvendësuesin e Rodrit, Guardiola e quajti lojtar të jashtëzakonshëm

Sport August 19, 2026 - 16:46

Manchester City ka nisur bisedimet për një përforcim të befasishëm në mesfushë, pas konfirmimit të transferimit të Rodrit te Barcelona.

City shpenzoi një shumë rekord prej rreth 133 milionë eurosh për transferimin e Elliot Andersonit në fillim të kësaj vere, i cili ishte afrimi i vetëm i rëndësishëm i klubit deri tani.

Megjithatë, largimi i Rodrit drejt Barcelonës për rreth 76 milionë euro ka krijuar një boshllëk të madh në qendër të mesfushës.

Largimi i fituesit të Topit të Artë 2024 është një goditje e madhe për Cityn dhe vjen pas largimeve të Bernardo Silvas dhe Tijjani Reijndersit, duke e lënë skuadrën me shumë pak alternativa në mesfushë.

Mateo Kovacic do të qëndrojë në skuadër dhe ishte titullar në Community Shield, por City vazhdon të ketë nevojë për më shumë opsione në këtë repart.

Man City në kaos: Pas Rodrit, një tjetër yll mund të largohet në drejtim të rivalit

Sipas gazetarit Nicolo Schira, Manchester City është i interesuar për mesfushorin e Bournemouthit, Alex Scott, dhe tashmë ka nisur bisedimet me klubin.

Scott, i cili mori ftesën e parë me kombëtaren e Anglisë në nëntor, është shndërruar në një prej mesfushorëve më të kërkuar në Ligën Premier. Për të kanë shfaqur interes edhe Manchester United, Arsenali, Tottenham dhe Chelsea.

23-vjeçari ka kontratë me Bournemouthin deri në vitin 2028 dhe klubi nga bregdeti jugor i Anglisë dëshiron ta mbajë pjesë të skuadrës për aventurën e saj evropiane këtë sezon.

Scott vlerësohet rreth 93 milionë euro, ndërsa kontrata e tij aktualisht nuk përmban klauzolë lirimi.

Pep Guardiola, trajneri më i suksesshëm në historinë e Manchester Cityt, e kishte cilësuar më herët Scottin si “një lojtar të jashtëzakonshëm” gjatë një konference për media.

Një vit më vonë, në një intervistë për The Mirror, Scott e kishte përshkruar vlerësimin e Guardiolës si “të mahnitshëm”.