Remzi Ejupi e kujton legjendën Franco Baresi: E kishim nderin që e pritëm në Kosovë sa ishim në izolim, na la fjalë të mëdha për Zhegrovën
Franco Baresi u nda nga kjo jetë pak ditë më parë, ndërsa prapa e la një trashëgimi në futboll, pasi konsiderohet si legjendë e këtij sporti.
Remzi Ejupi, presidenti më i suksesshëm në futbollin kosovar, e ka kujtuar përmes një postimi legjendën italiane të Milanit, shkruan “Zëri”.
Presidenti i nderit i FC Prishtinës ka kujtuar momente të qëndrimit bashkë me Baresin, të cilin e kishte pritur për dy javë në kryeqytetin kosovar gjatë kohës kur e kishte organizuar “Milan Junior Camp Kosova”.
Ejupi gjithashtu i ka përmendur në postim edhe fjalët e mëdha që i kishte thënë tashmë i ndjeri Baresi për yllin kosovar, Edon Zhegrova.
Ejupi e përshkruan Baresin si një njeri të thjeshtë dhe brilant, përkundër madhështisë së tij, ndërsa e konsideron atë si mik të Kosovës, të cilën e vizitoi kur kishte më së shumti nevojë – gjatë izolimit të saj.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e Remzi Ejupit në rrjetet sociale: