Mourinho dëshiron largimin e Tchouamenit nga Real Madridi
Sport
August 02, 2026 - 16:24
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, raportohet se dëshiron largimin e mesfushorit francez Aurélien Tchouaméni.
Sipas raportimeve, tekniku portugez beson se Tchouaméni dhe Rodri kanë profile shumë të ngjashme dhe nuk mund të luajnë së bashku në sistemin e tij të lojës.
Për këtë arsye, Mourinho thuhet se është i hapur për largimin e reprezentuesit francez, në rast se klubi merr një ofertë të kënaqshme gjatë afatit kalimtar.
Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë vendim zyrtar nga Real Madridi lidhur me të ardhmen e Tchouamenit.