Fjalë që vlejnë më shumë se një medalje, Yamali zbulon çfarë i tha Messi pas finales
Një nga futbollistët më të mirë në botë, Lamine Yamal, zbuloi se çfarë i tha Lionel Messi pas finales së madhe të Kupës së Botës 2026.
Të dielën mbrëma, Spanja mposhti Argjentinën me rezultatin minimal 1-0, dhe goli i vetëm në ndeshje u shënua nga Ferran Torres në minutën e 106-të.
Pas kthimit të tij në Spanjë, Yamali tha se për të Messi është lojtari më i mirë i futbollit në histori.
"Ai është dikush që gjithmonë e kam admiruar. Pas ndeshjes, doja t'i shprehja respektin tim", shpjegoi fillimisht Yamali.

Ai pranoi se është ende e vështirë për të të kuptojë se sa shpejt ka evoluar karriera e tij.
“Nëse dikush do të më kishte thënë disa vite më parë se do të ngrija trofeun e Kupës së Botës këtu pasi të luaja kundër Lionel Messit, do të kisha menduar se ishte i çmendur”.
Biseda që pati me kapitenin argjentinas menjëherë pas ndeshjes finale i la një përshtypje të veçantë Yamalit.
“Ai më tha të vazhdoja në rrugën time dhe se e ardhmja i përket brezit tonë. Ato fjalë janë po aq të vlefshme sa medalja që më varen në qafë", zbuloi spanjolli i ri. /Telegrafi