PSG e mendon Folarin Balogun si zëvendësues të Gonçalo Ramos

PSG e mendon Folarin Balogun si zëvendësues të Gonçalo Ramos

Sport June 30, 2026 - 17:43

Paris Saint-Germain ka futur në listën e objektivave sulmuesin amerikan, Folarin Balogun, i cili mund të jetë zëvendësuesi i mundshëm i Gonçalo Ramos, i cili u largua drejtë Milanit.

Sipas raportimeve, Balogun vlerësohet shumë nga drejtuesit e klubit parizien dhe emri i tij ndodhet në listën e ngushtë të alternativave.

Megjithatë, deri më tani nuk ka pasur kontakte zyrtare mes PSG-së dhe Monacos për një transferim.

Interesimi për 24-vjeçarin është i madh, pasi edhe Tottenham e ka vendosur si prioritet në merkato, ndërsa në garë për shërbimet e tij mbetet edhe Chelsea. /klankosova