Amorimi te Milani, punë e kryer
Sport
June 15, 2026 - 13:08
Milan ka arritur marrëveshje me trajnerin portugez Ruben Amorim, i cili do të marrë drejtimin e kuqezinjve me një kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit 2028.
Sipas raportimeve të fundit, palët kanë finalizuar një marrëveshje trevjeçare, e cila përfshin edhe një opsion për zgjatjen e kontratës deri në qershor të vitit 2029.
Amorim pritet të nënshkruajë zyrtarisht gjatë ditëve në vijim dhe më pas të nisë punën për ndërtimin e Milanit të ri.
Trajneri portugez rikthehet në pankinë pas largimit nga Manchester United dhe do të ketë detyrën ta rikthejë Milanin në garën për titull në Serie A, si dhe në elitën e futbollit evropian, pas një sezoni zhgënjyes që e la klubin jashtë Ligës së Kampionëve.