Klubi i Malishevës reagon pas ndarjes nga jeta të ish-lojtarit Fatjon Bunjaku

Klubi i Malishevës reagon pas ndarjes nga jeta të ish-lojtarit Fatjon Bunjaku

Sport June 07, 2026 - 10:00

Klubi i Malishevës ka reaguar me dhimbje të thellë pas lajmit për ndarjen tragjike nga jeta të ish-lojtarit Fatjon Bunjaku, si pasojë e një aksidenti fatal.

Në reagim thuhet se lajmi ka tronditur të gjithë klubin, ndërsa shprehen ngushëllime për familjen, të afërmit dhe miqtë e të ndjerit.

Klubi thekson se kujtimi dhe kontributi i tij do të mbeten gjithmonë pjesë e historisë së tij.

Reagimi i plotë, pa ndërhyrje:

Lajm tronditës për klubin tonë!

Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të ish - lojtarit tonë, Fatjon Bunjaku, si pasojë e një aksidenti fatal.

Lajmi na ka tronditur thellësisht të gjithëve.

Në këto momente të vështira, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërmit, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën dhe e deshën.

Humbja e tij është e madhe dhe dhimbja e papërshkrueshme.

Kujtimi dhe kontributi i tij do të mbeten përgjithmonë pjesë e historisë së klubit tonë.

U prehsh në paqe, Fatjon. Nuk do të harrohesh kurrë.