Bayern Munich dhe Borussia Dortmund e mbyllin sezoni me fitore në Bundesliga

Bayern Munich dhe Borussia Dortmund e mbyllin sezoni me fitore në Bundesliga

Sport May 16, 2026 - 17:56

Bayern Munichu dhe Broussia Dortmund kanë arkëtuar pikët e plota në xhiron e fundit të Bundesligas.

“Bavarezzët” triumfuan me rezultat 5-1 ndaj Koln, derisa Dortmud 0-2 te Werder Bremen.

Bayerni çuditërisht zhvilloi një tjetër paraqitje fantastike pavarësisht që ishte shpallur kampion javë më parë.

Harry Kane realizoi një het-trik ndërsa për dy golat e tjerë u përkujdes Tim Bischof dhe Nikolas Jackson, kurse te Koln e tëra që arritën të bënin ishte goli i nderit përmes El Mala.

Në anën tjetër, Dortmundi fitoi me rezultat komod 0-2 ndaj Bremen, ku autorët ishte Guirassy (59’) dhe Yan Couto që shënoi një gol të vonshëm (89').

Bayerni kësisoj e përmbyll këtë sezon me 89 pikë, Dortmundi si pozitë e dytë me 73 ndërsa Koln e Werder Bremen shpëtojnë nga rënia, për t’u renditur me pozitat 14 dhe 15 me nga 32 pikë./telegrafi