Juventusi vazhdon serinë pozitive, mposht Bolognën

Juventusi vazhdon serinë pozitive, mposht Bolognën

Sport April 20, 2026 - 00:02

Juventusi ka regjistruar fitoren e tretë radhazi në Serie A, pasi ka mposhtur 2-0 Bologna në shtëpi.

“Zonja e Vjetër” e ka nisur ndeshjen në mënyrë ideale, duke kaluar në epërsi që në minutën e dytë me golin e Jonathan David, i cili ka realizuar me kokë pas asistimit të Francisco Conceiçao.

Juventus ka vazhduar të dominojë gjatë pjesës së parë, duke krijuar disa raste të mira shënimi, ndërsa Bologna ka pasur shumë pak për të ofruar në sulm.

Epërsia është dyfishua në pjesën e dytë, kur Khephren Thuram ka shënuar me kokë pas një krosimi të Weston McKennie, duke vulosur rezultatin përfundimtar 2-0.

Skuadra e drejtuar nga Luciano Spalletti vazhdon formën e mirë dhe tashmë forcon ndjeshëm pozitat për një vend në katërshen e parë, që siguron pjesëmarrjen në Champions League.

Në anën tjetër, Bologna e ka pësuar humbjen e parë pas tri ndeshjeve dhe ka humbur një mundësi të mirë për të afruar zonën evropiane