Lojtarët e Real Madridit kalojnë një natë pa gjumë, të zgjuar nga fishekzjarrët e tifozëve të Bayern Munichut [video]
Lojtarët e Real Madridit do të përpiqen të kapërcejnë një disavantazh prej një goli në Munih sonte (e mërkurë) dhe të kalojnë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Bayerni fitoi ndeshjen e parë në Madrid me rezultatin 2-1, dhe natën para ndeshjes së kthimit, tifozët e kampionëve gjermanë u përpoqën të prishnin përqendrimin e lojtarëve të Realit.
Konkretisht, përpara hotelit ku po qëndron Reali në orën 1 të mëngjesit, u ndez një shfaqje spektakolare fishekzjarrësh, së bashku me mjete tjera piroteknike, të cilët me siguri i zgjuan lojtarët e Klubit Mbretëror.
Fishekzjarrët u filmuan nga gazetarët spanjollë që erdhën në Gjermani për të raportuar për ndeshjen, dhe sipas dëshmisë së tyre, rojat e sigurisë menjëherë pasi u ndezën fishekzjarrët filluan të kërkonin personat që i kryen, por ende nuk dihet nëse ata arritën t'i gjenin ata.
Si përkujtim, Bayern Munich dhe Real Madrid do të luajnë sonte nga ora 21:00 në Allianz Arena dhe skuadra më e mirë nga dueli i sonte do të luajë kundër Paris Saint-Germain në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve. /telegrafi
ë PETARDOS EN EL HOTEL DEL REAL MADRID.
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) April 14, 2026
ë Fuegos artificiales de madrugada y la seguridad del club busca a los responsables.
ë MOMENTO CAPTADO por @elchiringuitotv. pic.twitter.com/kffkkwIdcm