Hidhet shorti, zbulohen gjysmëfinalistët e Kupës së Kosovës
Foto: Laura Hasani

Hidhet shorti, zbulohen gjysmëfinalistët e Kupës së Kosovës

Sport March 10, 2026 - 14:01

Sot është hedhur shorti i gjysmëfinales së Kupës së Kosovës në futboll. Nga ky short u nxorën çiftet Llapi – Ferizaj dhe Ballkani – Dukagjini.

Ndeshjet e para gjysmëfinale do të luhen më 8 prill, kurse ato të kthimit dy javë më pas, më 22 të muajit të ardhshëm.

Llapi dhe Ballkani do të jenë vendës në ndeshjet e para.

Katër ekipet gjysmëfinaliste do ta kërkojnë një vend për në finalen e madhe, ndërsa siç dihet, fituesi i Kupës e siguron daljen në Evropë.

Prej këtyre katër skuadrave, Ballkani mund ta sigurojë Evropën edhe përmes ligës ku aktualisht gjendet në vendin e dytë.

Image