FC Prishtina 01 fiton bindshëm në udhëtim te Liqeni
Sport
March 09, 2026 - 23:30
FC Prishtina 01 ka vazhduar me fitore në kuadër të javës së 11-të të Superliga e Kosovës në Futsall, duke mposhtur Liqenin si mysafir me rezultat 7-1.
Kampioni aktual tregoi forcën e tij, duke dominuar nga fillimi deri në fund, ku pjesën e parë e mbylli me rezultat 6-0.
Halim Selmanaj shënoi dy gola në këtë ndeshje, ndërsa nga një gol shtuan Drilon Maxharraj, Malush Qerimi, Ermir Kryeziu, Ari Kaçanolli dhe kapiteni Shefki Kameri.
Trajneri Haki Ahmeti iu dha minuta të gjithë lojtarëve, për të ruajtur formën dhe për të vazhduar drejt objektivave të përbashkëta.
Kjo është fitorja e nëntë në Superligën e Kosovës këtë edicion, ku tani kryeqytetasit kanë 27 pikë.