Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Sllovaki - Kosovë, “Dardanët” paralajmërojnë tifozët
Foto: Laura Hasani

Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Sllovaki - Kosovë, “Dardanët” paralajmërojnë tifozët

Sport March 10, 2026 - 12:19

Interesi për ndeshjen e Kombëtares së Kosovës ndaj Sllovakisë ka qenë i jashtëzakonshëm. Të gjitha biletat janë shitur, njoftojnë tifogrupi “Dardanët”.

Nga sot e tutje nuk do të pranohet asnjë kërkesë për bileta, pasi lista e rezervimeve është përmbyllur. Tifozët që nuk e siguruan vendin për këtë ndeshje mund të vazhdojnë të regjistrohen për abonimet vjetore, për të ndjekur duelet e ardhshme të Kosovës.

“Faleminderit për mbështetjen e jashtëzakonshme. Të gjithë që siguruan biletë janë konfirmuar”, shkruajnë “Dardanët” në njoftimin e tyre zyrtar.