Gjilani s’e vazhdon bashkëpunimin me Mehdi Çobën
Sport
January 12, 2026 - 18:44
Gjilani ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me futbollistin Mehdi Çoba, me marrëveshje të përbashkët mes palëve.
Vendimi është marrë në mirëkuptim të plotë, me synimin që futbollisti të gjejë një ambient ku do të ketë më shumë hapësirë për aktivizim të rregullt në vazhdim të karrierës së tij.
Njëzet e pesë vjeçari u ishte bashkuar “kuqebardhëve” gjatë afatit kalimtar të verës, duke u paraqitur në tetë ndeshje zyrtare, përfshirë edhe Kupën.
Klubi e ka vlerësuar profesionalizmin dhe korrektësinë e treguar nga futbollisti gjatë kohës sa ishte pjesë e Gjilanit.