Alonso, ende në mosmarrëveshje me Viniciusin
“El Chiringuito TV” ka raportuar se marrëdhënia mes trajnerit të Real Madridit Xabi Alonso dhe yllit brazilian Vinicius Junior, ende nuk është rregulluar plotësisht.
Sipas burimeve të tyre, Alonso mban kontakte të vazhdueshme me Pep Guardiolën dhe kampi i trajnerit të Manchester Cityt beson se trajneri madrilen është në kundërshtim të hapur me sulmuesin brazilian.
Më herët ishte raportuar se tensionet mes palëve ishin shuar.
Vinicius kishte shprehur publikisht pakënaqësinë për zëvendësimin e tij në “El Clasico”, por më pas kërkoi falje për sjelljen e papërshtatshme.
Madje qarkulluan edhe zëra se lojtari po hezitonte të rinovonte kontratën për shkak të pranishmërisë së Alonsos në stol.
Presioni ndaj trajnerit madrilen është rritur ndjeshëm në javët e fundit, teksa forma e ekipit ka pësuar rënie dhe raportimet për përçarje në dhomën e zhveshjes janë shtuar.
Xabi Alonso përballet sot (e mërkurë) me një sfidë vendimtare në Ligën e Kampionëve kundër Manchester Cityt, ndeshje që shihet si mundësi kyçe për të qetësuar situatën dhe për të forcuar pozitën e tij në krye të Real Madridit. /telegrafi

