Italia mposhtet thellë nga Norvegjia
Sport
November 16, 2025 - 22:45
Norvegjia ka fituar 1-4 ndaj Italisë në kualifikimet për Kupën e Botës.
Vendësit e nisën shumë mirë me golin e Francesco Espositos në minutën e 11-të.
Mirëpo, në pjesën e dytë, Antonio Nusa, 63’, Erling Haaland, 68’ & 70’, dhe S.J. Larssen në minutat shtesë, bënë përmbysjen ndaj italianëve.
Kësisoj, Norvegjia mbyll kampanjën në mënyrë të përsosur me tetë fitore nga tetë takime, teksa Italia kusuritet me pozitën e dytë që dërgon në Playoff.
Në takimin tjetër të grupit I, Izraeli ka mposhtur Moldavinë, 4-1.