Supergol nga Ajzeraj, Drita në epërsi
Sport
November 06, 2025 - 22:46
Drita ka kaluar në epërsi në përballjen ndaj Shelbourne, në kuadër të xhiros së tretë në fazën e ligës të Ligës së Konferencës.
Ishte Almir Ajzeraj që shënoi një gol nga distanca për t’i dhënë epërsinë mysafirëve, të cilët janë më një lojtar më pak që nga minuta e 16-të.
Ajzeraj goditi fuqishëm nga distanca, ku topi u devijua nga dy mbrojtës dhe përfundoi në rrjetë (57’).
Mbetet të shihet nëse Drita do të arrijë ta ruajë rezultatin për ta shijuar fitoren e parë në Evropë./Telegrafi