Situata në Grupin B: Kosova mbetet e dyta, Zvicra konfirmon lidershipin

Situata në Grupin B: Kosova mbetet e dyta, Zvicra konfirmon lidershipin

Sport October 10, 2025 - 23:57

Kombëtarja e Kosovës ka luajtur baras me rezultat 0-0 në shtëpi ndaj Sllovenisë në kuadër të ciklit kualifikues për Kupën e Botës 2026.

Në një ndeshje ku ‘Dardanët’ nuk prodhuan asgjë në fazën ofanzive, ishte faza defanzive ajo që meritoi duartrokitje për paraqitjen e treguar në fushë.

Ndonëse nuk u arritën pikët e plota, Kosova ia doli që ta ruajë vendin e dytë në grup para duelit që do ta zhvillojë ndaj Suedisë të hënën.

‘Dardanët’ tani numërojnë katër pikë pas dy ndeshjeve të zhvilluar dhe renditen pas Zvicrës lidere që ka nëntë sosh.

Me që ra fjala tek Zvicra, ‘Helvetikët’ të udhëhequr nga kapiteni Granit Xhaka fituan me rezultat 2-0 ndaj Suedisë në udhëtim, ku Xhaka ishte ai që realizoi golin e parë.

Tani në raundin e ardhshëm Zvicra do të luajë ndaj Sllovenisë në udhëtim, ndërsa Kosova do të luajë po ashtu në udhëtim ndaj Suedisë.

Suedia që konsiderohej ndoshta edhe si favorite e grupit, aktualisht ka përfunduar e fundit me vetëm një pikë të fituar, ndërsa Sllovenia ka dy sosh.