Barcelona merr lajmin e hidhur, ylli i skuadrës për katër javë jashtë fushës

Barcelona merr lajmin e hidhur, ylli i skuadrës për katër javë jashtë fushës

Sport October 10, 2025 - 20:44

Sulmuesi Dani Olmo do të mungojë nga tre deri në katër javë për shkak të një lëndimi të ri të pësuar gjatë stërvitjes me kombëtaren e Spanjës këtë javë, raporton mediumi spanjoll “Mundo Deportivo”.

Testet e para mjekësore kanë konfirmuar një problem muskulor, që do ta mbajë mesfushorin spanjoll jashtë fushës për disa javë, duke e detyruar të humbasë ndeshje të rëndësishme – përfshirë edhe “El Clasicon” që do të zhvillohet më vonë këtë muaj.

Olmo ka pasur vështirësi në gjetjen e formës së tij te Barcelona, me vetëm një gol dhe një asistim në nëntë paraqitje deri tani.

Megjithatë, mungesa e tij pritet të ndihet, pasi lojtari është një nga pak mesfushorët kreativë që mund të mbajë rolin e “numrit 10” në ekipin e Hansi Flick.

Barcelona gjithashtu po ia del edhe pa mesfushorin Gavi, i cili është lënduar dhe do të jetë jashtë fushës për disa muaj.

Ndërkohë, katalunasit ende shpresojnë që Lamine Yamal të rikthehet në kohë për “El Clasico”, që zhvillohet më 26 tetor.