
Juventusi në shqip i uron fat Zhegrovës para ndeshjes me Slloveninë
Sport
October 10, 2025 - 18:50
Pak orë para ndeshjes ndaj Sllovenisë, gjiganti italian, Juventus ka postuar në rrjetin social “Facebook” një urim për yllin e kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova.
“Zonja e Vjetër” ka shkruar në shqip duke i uruar fat të mbarë 26 vjeçarit para duelit të sontëm në “Fadil Vokrri”.
Zhegrova mungoi në grumbullimin e “Dardanëve” në muajin shtator për shkak të mungesës së kondicionit fizik pas një mungese prej 10 muajsh.
