Prishtina përballet me Sheriff Tiraspol në Europa League
Sport
June 17, 2025 - 16:27
Klubi i Futbollit Prishtina ka mësuar sot kundërshtarin e saj për rrethin e parë kualifikues të Europa League. Shorti i këtij rrethi u hodh të martën në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës.
Kryeqytetasit do të përballen me skuadrën moldave FC Sheriff Tiraspol, një ekip me përvojë të madhe në garat evropiane, duke e bërë këtë sfidë shumë të rëndësishme për ekipin nga Prishtina.
Ndeshjet e këtij rrethi kualifikues do të zhvillohen më 10 dhe 17 korrik, me përfshirjen e Prishtinës pas një periudhe të gjatë mungese në garat ndërkombëtare.
Prishtina siguroi pjesëmarrjen në Europa League falë triumfit të tyre në Kupën e Kosovës, ku mposhtën Llapin në finale, duke u rikthyer në garat evropiane pas shumë vitesh.