Shqipëria merr medaljet e para të arta në Lojërat Olimpike Speciale Dimërore

Shqipëria merr medaljet e para të arta në Lojërat Olimpike Speciale Dimërore

Sport March 14, 2025 - 16:21

Shqipëria merr medaljet e para të arta në Lojërat Olimpike Speciale Dimërore! Lajmin e ka njoftuar ministra e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu përmes një statusi në rrjetet sociale.

“Në debutimin e saj në këtë kompeticion prestigjioz, Skuadra Olimpike Speciale e Shqipërisë ka shkëlqyer me paraqitjen e sportistëve tanë me aftësi të veçanta, duke siguruar dy medalje ari  Elizon Kacanja në Ski Alpine dhe Stela Salla në Cross Country Skiing, një medalje Argjendi Elizon Kacanja në Giant Slalom dhe dy medalje bronzi Joanis Myrtollaris në Ski Alpine dhe Joel Gërmenji në Snoëshoeing (50m).

Kjo është një arritje e jashtëzakonshme e sportistëve tanë specialë
Urime kampionë! ”- shkruan Manastirliu.

Image

 

Image

Image