Franco Foda publikon listën e futbollistëve për dy ndeshjet e marsit, tri prurje të reja

Franco Foda publikon listën e futbollistëve për dy ndeshjet e marsit, tri prurje të reja

Sport March 14, 2025 - 16:13

Selektori i Kombëtares së Kosovës, Frnaco Foda ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e muajit mars, në kuadër të “play-offit” të Ligës së Kombeve kundër Islandës.

Në këtë listë, Foda ka futur tri prurje të reja si Vesel Demaku, Dion Gallapeni dhe Lirjon Abdullahu.

Ndeshja e parë do të zhvillohet më 20 mars, kurse ajo e dyta katër ditë më vonë (24).

Dardanët fillojnë grumbullimin të hënën, ku stërvitjen e parë e zhvillojnë në orën 17.30. /Zëri