![E quajti Kurtin “hajvan”, largohet nga komentimi Andin Lokaj](/uploads/zeri.info/images/2025/February/16/auto_IMG_81951739741026.jpeg)
E quajti Kurtin “hajvan”, largohet nga komentimi Andin Lokaj
Sport
February 16, 2025 - 22:23
Përpara fillimit të derbit të sotëm italian mes Juventusit dhe Interit, komentatori i Art Sport, Andin Lokaj ka eskaluar në fyerje ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Lokaj e quajti Kurtin “hajvan”.
“Hajvani më i madh në histori të njerëzimit”, u shpreh Lokaj në ndeshjen që po bëhej gati ta komentonte.
Duket se ky fjalor i tij ka ndikuar që Lokaj mos ta vazhdojë komentimin e pjesës së dytë mes Juves dhe Interit, dhe atë ta vazhdojë Arbon Flugaj.