Nipi i Luan Krasniqit synon realizimin e ëndrrës në një Kampionat Botëror

Nipi i Luan Krasniqit synon realizimin e ëndrrës në një Kampionat Botëror

Sport February 16, 2025 - 18:29

Boksieri shqiptar, Ardian Krasniqi shumë shpejt do të rikthehet në ring.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka bërë të ditur se 26 prilli është data kur ai do të ngjitet në ring, transmeton Klankosova.tv.

Ai do të ndeshet në Glaspalast Sindelfingen në Stuttgart.

Tutje, nipi i ish-kampionit në boks, Luan Krasniqit, tha se qëllimi i tij është të mbrojë titullin WBO Intercontinental, dhe të siguroj vendin në krye të botës. Madje ai thotë se ka synim të realizojë ëndrrën e tij, Kampionatin Botëror.

“Qëllimi im? Të mbroj titullinWBO Intercontinental dhe të siguroj vendin tim në krye të botës dhe t’i afrohem ëndrrës për një kampionat botëror!”, ka shkruar boksieri.

Krasniqi e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme karrierën në boksin profesionist, në kategorinë gjysmë të rëndë.

Ai nga 10 meçet e zhvilluara deri më tani i ka të fituara të gjitha me nokaut.