Real Madridi fiton me përmbysje në ndeshjen e parë ndaj Man Cityt
Kanë përfunduar tre ndeshjet e Ligës së Kampionëve të cila ishin në program për t’u zhvilluar sonte në fazën e play-offit.
Real Madridi ka arritur të fitojë me përmbysje ndaj Man Cityt ku triumfoi me rezultat 2-3.
Fillimisht në epërsi kaloi City përmes golit të Haalandit (19’), ndërsa barazimi erdhi nga Mbappe gjatë pjesës së dytë (66’).
Në minutën e 80-të Citizens fituan penallti, ku ishte sërish Haalandi që realizoi për ta rikthyer epërsinë, mirëpo Madridi arriti sërish të barazoi në “Etihad” falë golit të Brahim Diazit (86’).
Los Blancos nuk u dorëzuan dhe arritën të përmbysin gjithçka për 2-3 përmes golti të Bellinghamit (90+2’).
Ndeshja kthyese do të zhvillohet javën e ardhshme dhe skuadra e cila fiton kalon tutje. /Zëri
Rezultatet e ndeshjeve tjera:
Juventus 2-1 PSV Eindhoven.
Sporting CP 0-3 Dortmund.