
Kurti uron Trepçën: Urime fitorja e Kupës së Kosovës, suksese Bashkimit tutje
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Trepçën pasi fitoi Kupën e Kosovës sonte (e mërkurë) duke e mposhtur Bashkimin.
Ndeshja përfundoi me rezultat 85-79 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Pas ndeshjes, Kurti përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook uroi Trepçën për fitimin e Kupës, ndërsa Bashkimit i uroi suksese tutje. /Zëri
Postimi i plotë:
Dy qytete emblematike të historisë kombëtare, zhvillimit ekonomik dhe kulturës artistike: Mitrovica dhe Prizreni. Dy fjalë të mëdha krenarie dhe shprese për çdonjërin, kudo e përherë: Trepça dhe Bashkimi.
Sonte në Prishtinë, në finalen e Kupës së Kosovës në basketboll, pamë ndeshje fantastike, gjersa tifozëri të flaktë të të dyja klubeve.
Rezultati final ishte me 6 pikë diferencë, ndonëse loja ishte edhe më e barabartë se kaq.
Urime fitoren e kupës Trepçës, ndërsa suksese Bashkimit tutje.
