![Raphinha: Pa Xavin s’do ta kisha veshur këtë fanellë, ai më bindi](/uploads/zeri.info/images/2025/February/09/auto_GjWkdR7WwAE3ocg1739125543.jpg)
Raphinha: Pa Xavin s’do ta kisha veshur këtë fanellë, ai më bindi
Sulmuesi i Barcelonës, Raphinha, në një intervistë së fundmi për “L’Equipe” ka folur për shumë tema.
Sulmuesi brazilian foli për periudhën sa ishte Xavi trajner i blaugranëve, ku tha se pa të ai nuk do ta kishte veshur fanellën e Barcelonës.
“Nëse Xavi nuk do të kishte qenë trajner i Barcelonës, nuk do ta kisha veshur këtë fanellë”, tha ai për “L’Equipe”.
“Ai më bindi se mund të bëhesha një lojtar i rëndësishëm”.
Raphinha së fundmi është bërë edhe kapiten i skuadrës, ku preku edhe këtë temë, duke thënë se të jesh lider duhet të luftoni për ekipin, fanellën e shokët e skuadrës.
“Të jesh lider nuk do të thotë vetëm të veshësh shiritin në fushë… sjellja jote duhet të jetë e përsosur në baza ditore. Duhet të luftoni për ekipin, distinktivin, fanellën, shokët e skuadrës”, shtoi ai. /Zëri