![Ismajli i pavendosur për të ardhmen, Empoli: Ia kemi bërë një ofertë](/uploads/zeri.info/images/2025/February/09/auto_IMG_80501739106826.jpeg)
Ismajli i pavendosur për të ardhmen, Empoli: Ia kemi bërë një ofertë
Sport
February 09, 2025 - 14:13
E ardhmja e Ardjan Ismajlit nuk është vendosur ende. Edhe pse lojtari ka hyrë në muajt e fundit të kontratës me klubin e tij, drejtuesit e skuadrës nuk kanë humbur shpresën për arritjen e një marrëveshjeje të re.
“Ismajlit ia kemi bërë një ofertë, ai ka marrë kohën e nevojshme për të reflektuar.
Është i lirë të bëjë çfarë të dojë, por duhet të bëjë diçka të tillë duke menduar se Empoli e konsideron një lojtar të madh dhe se duam që të qëndrojë me ne.
Sigurisht oferta jonë ka qenë në linjë me mundësitë tona ekonomike.
Sidoqoftë, përgjigjja e tij ne e respektojmë pasi e dimë që kemi të bëjmë një profesionit të vërtetë, i cili këtë sezon ka dhënë gjithçka për skuadrën”, tha drejtori sportiv i Empolit, Roberto Xhemi.