![Pique “thumbon” Real Madridin: Kur s’fitojnë, flasin për arbitrat](/uploads/zeri.info/images/2025/February/09/auto_IMG_80221739105160.jpeg)
Pique “thumbon” Real Madridin: Kur s’fitojnë, flasin për arbitrat
Sport
February 09, 2025 - 13:45
Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, nuk e ka harruar rivalitetin që ka pasur me Realin e Madridit dhe lëshon disa “kunja” në drejtim të klubit madrilen.
Në një intervistë për Marcan, spanjolli ka komentuar përplasjet e fundit mes Realit dhe La Ligas në lidhje me gjykimin.
“E kemi jetuar këtë histori një milion herë. E jetojmë këtë situatë prej 120 vitesh. Këto polemika janë në stilin e Realit, që kur nuk arrin të fitojë, fillon dhe flet për gjëra të tjera. E kemi thënë shumë herë. Ata që vuajnë janë arbitrat, që tashmë ndihen nën presion”, ka thënë mes të tjerash Pique.