Prishtina dhe Suhareka ndajnë pikët, Gjilani mposht Llapin në “Zahir Pajaziti”

Prishtina dhe Suhareka ndajnë pikët, Gjilani mposht Llapin në “Zahir Pajaziti”

Sport February 08, 2025 - 13:58

Kanë përfunduar dy ndeshjet e Albi Mall Superligës, në kuadër të xhiros së 19-të.

Llapi është mposhtur në shtëpi nga Gjilani me rezultat minimal 1-0. Golin për gjilanasit arriti ta shënojë Sabit Bilalli në minutën e 61-të.

Pas kësaj fitore, Gjilani është në vendin e gjashtë me 24 pikë, kurse Llapi në pozitën e parafundit me 18 sosh.

Prishtina dhe Suhareka kanë luajtur baras 2-2 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Në epërsi fillimisht kaloi Prishtina me golin e Leotrim Kryeziut (37’), kurse Suhareka barazoi përmes autogolit të Ardian Limanit (44’).

Gjatë pjesës së dytë, Suhareka përmbysi rezultati me golin e Mevlan Zekës (56’), mirëpo Prishtina arrita ta barazoi rezultatin, ku golashënuesi ishte sërish Leotrim Kryeziu (80’).

Me këtë barazim, Prishtina është e katërta me 28 pikë, ndërsa Suhareka në një pozitë më poshtë (5) me dy pike më pak (26). /Zëri