Neymari feston ditëlindjen e 33-të
Sport
February 05, 2025 - 10:16
Futbollisti brazilian, Neymar da Silva Santos Junior, feston sot (5 shkurt) ditëlindjen e 33-të.
Ai është lindur më 5 shkurt 1992 në Mogi das Cruzes, Brazil.
Duke qenë një nga futbollistët më të mirë të botës së sportit, Neymari ka arritur të fitojë shumë tituj, përkatësisht me Barcelonën, ku ishte periudha më e mirë e tij si futbollist.
Gjatë karrierës së tij, Neymari ka qenë pjesë e Santosit, Barcelonën, Paris Saint-Germainit, teksa aktualisht sulmuesi është lojtar i Santosit, ku ditë më parë u rikthyer te klubi ku nisi gjithçka.
Neymari ka dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë, teksa është në një marrëdhënie me Bruna Biancardin. /Zëri