Zyrtare: Malacia huazohet te PSV Eindhoven

Zyrtare: Malacia huazohet te PSV Eindhoven

Sport February 05, 2025 - 09:42

Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Tyrell Malacia, është huazuar te PSV Eindhoveni.

Lajmi është konfirmuar nga skuadra angleze përmes një komunikate zyrtare në platformën X.

Malacia do të jetë pjesë e skuadrës holandeze për pjesën tjetër të sezonit.

“Mbrojtësi i Manchester United, Tyrell Malacia do të kalojë pjesën tjetër të sezonit 2024/25 në huazim me skuadrën e Eredivisie, PSV Eindhoven”, thueht në komunikatën Djajve të Kuq, transmeton “Zëri”.

25-vjeçari iu bashkua Reds në vitin 2022 dhe bëri 39 paraqitje gjatë një sezoni debutues të suksesshëm, përpara se një dëmtim i gjatë të çonte në një periudhë të zgjatur jashtë fushës.

Pasi punoi shumë për të rindërtuar aftësinë e tij dhe mprehtësinë e ndeshjes, Malacia u rikthye në aksion më herët këtë sezon dhe holandezi ka luajtur tetë herë nën drejtimin e Ruben Amorimit.

Kurse, tani është rënë dakord që Malacia tani do të lidhet me skuadrën e Peter Bosz në vendin e tij për pjesën tjetër të këtij sezoni. /Zëri