Hidhet shorti i fazës së play-offit të Ligës së Kampionëve, spikat ndeshja Man City – Real Madrid

Hidhet shorti i fazës së play-offit të Ligës së Kampionëve, spikat ndeshja Man City – Real Madrid

Sport January 31, 2025 - 12:27

Është hedhur shorti i Ligës së Kampionëve për fazën e play-offit të eliminimit direkt.

Shorti u hodh në Nyon të Zvicrës, teksa skuadrat tashmë kanë mësuar kundërshtarët që do të përballen mes vete, ku spikat ndeshja Man City – Real Madrid.

Ndeshjet e fazës së play-offit në Ligën e Kampionëve pritet të fillojë më datat 11-12 shkurt, teksa ato të kthimit një javë më vonë.

Çiftet e plota:

Club Brugge - Atalanta

Sporting CP - Dortmund

Man City – Real Madid

Celtic – Bayern Munich

Juventus – PSV Eindhoven

Feyenoord - Milan

Brest - PSG

Monaco – Benfica. /Zeri