
Ndeshjet që do të zhvillohen sonte në kuadër të Kupave
Sport
February 05, 2025 - 09:13
Mbrëmja e mërkurës do të jetë e rezervuar me ndeshje interesante, në kuadër të Kupave në shtetet e caktuara.
Më interesantja do të zhvillohet mes Milanit dhe Romës, në kuadër të fazës çerekfinale të Kupës së Italisë.
Real Madridi i shkon Leganesit, në fazën çerekfinale të Kupës së Mbretit.
Kurse, Arsenali ka punë me Newcastle Unitedin, në fazën gjysmëfinale të Kupës EFL Cup. Këto tri ndeshje fillojnë në orën 21:00.
Ndeshja e fundit për mbrëmjen e sontme është mes Bayer Leverkusenit me Kolnin, e cila zhvillohet për Kupën e Gjermanisë, në orën 20:45. /Zëri