![Lamine Yamal: Barça, ekipi më i mirë në Evropë](/uploads/zeri.info/images/2025/January/30/auto_LAMINE-600x3601738233350.jpg)
Lamine Yamal: Barça, ekipi më i mirë në Evropë
Barcelona e pati një rrugëtim mjaft pozitiv në fazën e Ligës së Kampionëve.
Gjiganti katalunas barazoi mbrëmë me Atalantën me rezultat 2:2 në ndeshjen e fundit të kësaj faze, por që e kishte siguruar paraprakisht kualifikimin në të tetën e finales.
Supertalenti spanjoll, Lamine Yamal, e shënoi njërin prej dy golave të vendësve mbrëmë për t’ia mundësuar ekipit të tij që ta mbyllë këtë fazë në vendin e dytë.
Barça i regjistroi 6 fitore, 1 barazim e 1 humbje me 19 pikë, dy më pak se lideri Liverpool, i cili e pësoi humbjen e parë.
E pas ndeshjes teksa e mori çmimin e lojtarit më të mirë të ndeshjes, heroi i “Stuhisë së Kuqe” në “Euro 2024” i pati disa fjalë të mëdha për “Blaugrana”.
“Barcelona… ne jemi ekipi më i mirë në Evropë. Duhet ta fitojmë çdo raund”.
Gjiganti katalunas synon të jetë i suksesshëm në La Liga dhe në Ligën e Kampionëve në këtë edicion.