Lugano dhe Baseli dhurojnë spektakël me katër gola – Xherdan Shaqiri lojtar i ndeshjes
Xherdan Shaqiri ka zhvilluar një tjetër paraqitje të madhe me fanellën e Baselit, duke u shpallur më i miri i ndeshjes ndaj Luganos.
Shaqiri shënoi një gol dhe asistoi një herë në barazimin e Baselit ndaj Luganos me rezultat.
Shaqiri fillimisht asistoi për spanjollin Kevin që shënoi golin e epërsisë 1-0, por pak pa u mbyllur pjesa e parë Anto Grgic barazoi rezultatin. Lugano kaloi në epërsi me golin e mbrojtësit kosovar, Albian Hajdari.
Pak pa u mbyllur ndeshja në skenë doli Shaqiri, i cili shënoi gol nga penalltia për t’ia siguruar një pikë Baselit në udhëtim.
Shaqiri u shpall më i miri i ndeshjes, me notën 8.8 nga SofaScore.
Te Lugano, Albian Hajdari kishte notën 7.6, ndërsa Amir Saipi u vlerësua me notën 7.3.
Në këtë ndeshje luajtën edhe Leon Abdullahu (Basel) dhe Uran Bislimi dhe Shkëlqim Vladi (Lugano).
Lugano është në vendin e parë me 32 pikë, ndërsa Baseli në vendin e dytë me një pikë më pak. /Telegrafi